Telegrafi

Lenovo prezanton laptopët Yoga 3 dhe ThinkPad Yoga

Lenovo Yoga 3 do të ofrohet në tri ngjyra, në origjinal: Clementine Orange, Platinum Silver, dhe Champagne Gold, dhe do të jetë në dispozicion për shitje nga fundi i këtij muaji për një çmim që fillon 1,349 dollarë.

ThinkPad Yoga 14 gjithashtu do të ofrohet për shitje, dhe do të ofrohet ekskluzivisht në ngjyrën e zezë për 1,199 dollarë. Yoga 14 ofron ekranin me diagonalen prej 14-inç në IPS me rezolucionin prej 1920 x 1080 pikselëve.

ThinkPad Yoga 14 mbështetet nga procesori Hasëell i Intel, Core i5 bashkë me grafikat e integruara, të cilat ofrohen nga Nvidia GeForce 840M.

Yoga 3 Pro mbështetet nga Intel Core M-70, grafika të integruara dhe ekranin prej 13.3-inç, 3200 x 1800 piksel në IPS, 8GB DDR3L memorie dhe 256GB (SSD). /Telegrafi/