Telegrafi

Lenovo prezanton fabletin e ri, Vibe Z2

Modeli me ekranin prej 5.5 inç e bën fabletin e ri të Lenovo’së, Vibe Z2 pajisjen e parë me procesorin me 64-bit, i cili bazohet në quad-core Snapdragon me 1.4GH, ndërsa rezolucioni i pajisjes nuk është më i madhi, pasi që ofron vetëm 720p HD me densitet të pikselëve prej 267ppi.

Në mesin e karakteristikave tjera të Lenovo Vibe Z2 janë edhe ndërfaqja e bazuar në Android 4.4 KitKat, VIBE UI, kamera e pasme me 13MP në Exmor BSI, kamera e përparme me 8MP, 32GB hapësirë e brendshme dhe 4G LTE, SIM të dyfishtë dhe 3000mAh. Çmimi i fabletit të ri për Lenovo Vibe Z2 është 429 dollarë. (Telegrafi)