Telegrafi

Lenovo prezanton dy telefona të rinj Android

Lenovo S930 posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 6 inç me rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve dhe 245 pikselëve për inç, procesorin quad core 1.3GHz MediaTek dhe 1GB RAM.

Karakteristikat tjera të Lenovo S930 përfshijnë edhe 8GB memorie të brendshme, portin për microSD, kamerën e përparme me 1.6 megapiksel, atë të pasmen me 8 megapiksel dhe baterinë me 3,000 mAh.

Në anën tjetër, Lenovo S650 sjell ekranin me diagonale prej 4.7 inç në qHD, rezolucionin prej 540 x 960 pikselëve, procesorin 1.3GHz MediaTek, 1GB RAM, plus 8GB memorie të brendshme. S560 vjen edhe mundësinë e përdorimit të dy SIM-kartelave në të njëjtën kohë.

Lenovo S930 dhe S650 do të lansohen në fund të këtij muaji, S930 do të shitet për 427 dollarë ndërsa S650 do të shitet për 366 dollarë. / Telegrafi /