Telegrafi

Lenovo prezanton dy tabletë të linjës Yoga

Modeli i parë i tabletit Lenovo Yoga vjen me ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 8 inç dhe kushton 249 dollarë, ndërsa modeli tjetër i tabletit të kësaj linje posedon ekranin me 10 inç dhe çmimi i tij është 299 dollarë.

Të dy modelet e tabletëve Lenovo Yoga në Android mbështeten nga procesorët me 1.2 GHz MediaTek MT8125 quad-core, bashkë me 1GB RAM dhe rezolucion prej 1280 x 800 pikselëve.

Lenovo Yoga gjithashtu përmbajnë edhe nga 16GB memorie të brendshme, si dhe porton për microSD e cila mund ta rrisë hapësirën e tabletit, nëse është e nevojshme.

Lenovo Yoga me 8” posedon baterinë me 600mAh dhe ka dimensioned – 8.4 x 5.7 x 0.29 inç, ndërsa Lenovo Yoga 10” posedon baterinë me 9000mAH dhe dimensionet – 10.3 x 7.1 x 0.32 inç. / Telegrafi /