Telegrafi

Lenovo prezanton dy laptop të rinj Chromebook

Modeli i Chromebook i serisë 11e do të jetë në dispozicion në dy versione: në atë të laptopit standard dhe tjetrin në formë të modeleve të njohura të laptopëve, Yoga.

Modeli i zakonshëm i serisë 11e vjen me ekranin me diagonale prej 11.6-inç në HD LED, ndërsa versioni i 11e Yoga do të sjell ekranin e ndjeshëm në prekje IPS me më shumë kënde të shikimit, duke përfshirë edhe formën e konvertuar të laptopit.

Burime brenda kompanisë Lenovo kanë thënë se laptopët ofrojnë deri në 8 orë jetëgjatësi të baterisë, që e bën laptopin shumë të përshtatshëm për studentë të cilët rrinë deri në 8 orë në ambiente të shkollës.

Të dy modelet e laptopëve të Lenovo-së do të jenë në dispozicion për blerje gjatë pranverës së këtij viti, me çmime që fillojnë prej 349 dollarëve. / Telegrafi /