Telegrafi

Lenovo përgatit tabletin me ekran Full HD dhe procesorin e Qualcomm

Mirëpo tani duket se Lenovo është duke punuar në versionet e reja të tabletëve me ekranet Full HD, të cilët do ti bazojë në procesorët e Qualcomm.

Tani një model ende i pakonfirmuar i tabletit të Lenovo’së me numrin serik B8080 është paraqitur në GFXBench, i cili vërehet se ka rezolucionin prej 1920 x 1200 pikselëve.

Sipas listës së publikuar në GFXBench shihet se tableti i ri Lenovo do të vijë me procesorin e njohur Qualcomm Snapdragon 400 me 1.5GHz dhe Android 4.3 Jelly Bean. / Telegrafi /