Telegrafi

Lenovo, model me Windows Phone 8?

Por, deri më sot një model i tillë nuk është lansuar në treg, dhe sipas zëvendës drejtorit të kompanisë, Arthur Sang, thuhet se ky projekt është në pritje për momentin, pasi që kompania është duke pritur kushte më të mira të tregut.

Megjithatë, besohet se Lenovo është duke punuar në një model të telefonit me Windows Phone 8, dhe dëshmi për këtë është se zëvendës drejtori tjetër i kompanisë, i cili përdor telefon të mençur që bazohet në platformën e Microsoft.

Sipas kësaj logjike, një ekzekutiv i një kompanie të madhe si Lenovo nuk do të përdorte një produkt të konkurrencës, përpos nëse e njëjta nuk ka në plan të bashkëpunojë me të, dhe është duke testuar funksionalitetin e produktit apo shërbimit. Prandaj edhe mund të pritet që Lenovo të lansojë një model të ri të telefonit në Windows Phone 8. / Telegrafi /