Telegrafi

Lenovo me tabletin ThinkPad gjatë muajit korrik

Sipas kësaj letre, thuhet se kompania Lenovo është duke planifikuar që modelin e saj të ri të tabletit të lansojë gjatë muajit korrik.

Specifikat e Lenovo ThinkPad përfshijnë IPS ekranin e ndjeshëm në prekje me 10.1 inç, rezolucion prej 1280 x 800 pikselë, procesorin Tegra 2 deri në 64GB memorie dhe detaje tjera interesante.

Për më shumë, lidhja e këtij tableti me rrjetet 3G dge 4G do të ofrohet gjatë lansimit, thonë burimet e informacionit të cilat kanë zbuluar detajet e tabletit.

Me sa duket, tableti i ri i Lenovo’s do të jetë njëri ndër tabletët më konkurrues në treg, duke marrë parasysh specifikat e avancuara që i përmban i njëjti.

Mirëpo, mbetet të shihet nëse ky model i ri i tabletit do të kushtojë shumë për blerësit potencial. / Telegrafi /