Telegrafi

Lenovo me tablet në Tegra 3 deri në fund të vitit

Lenovo do të paraqes tabletin e vet të ri 10.1-inçësh në versionin më të ri të Androidit, Ice Cream Sandwich, me procesorin Tegra 3 që punon në 1.6-Ghz, me 2 GB RAM, USB portin e zakonshëm dhe lexuesin e shenjave të gishtërinjve.

Trashësia, pesha, rezolucioni i kamerës së përparme dhe pasme dhe i ekranit janë detaje që nuk janë bërë të ditur, e si do të duket tableti i ri, mund të shihni në fotografitë që bëri Engadget.

Në këtë procesor do të punoj edhe tableti i ri nga HTC, i cili pritet të paraqitet gjatë muajit shkurt, shkruan DigiTimes. /Telegrafi/