Telegrafi

Lenovo lanson tabletin e ri të lirë Android

Lenovo ka publikuar një model të ri të tabletit të lirë,, përkatësisht modelin Lenovo Tab 7 , i cili kushton 79,99 dollarë dhe bazohet në Android Nougat 7.0.

Tableti ka dimensione prej 194.8 x 102 x 8.8mm dhe peshon 254g dhe është mundësuar nga një procesor me 1.30Ghz Quad-core MediaTek MT8167D i mbështetur nga 1GB DDR4 dhe i pajisur me 16 GB hapësirë të brendshme me një ekran prej 7 “IPS LCD multitouch një rezolucion prej 600 × 1024 pikselëve.

Bateria Li-Polymer që rimbushet është e aftë të ofrojë deri në 20 orë përdorim nga një mbushje e vetme dhe tableti Android mbështet lidhjen nëpërmjet 802.11 AGN (1 × 1) WiFi + Bluetooth 4.0. Lenovo gjithashtu ka kamerën përpara me 2MP për video thirrje, së bashku me kamerë prapa me 2MP për video dhe fotografi.

Lenovo shpjegon më shumë për tabletin e tyre të ri Lenovo Tab 7 Essential që tani është në dispozicion për të blerë direkt nga faqja e saj.