Telegrafi

Lenovo lanson dy PC me “të gjitha në një”

Lenovo IdeaCentre B450 vjen me ekran HD të ndjeshëm në prekje, me diagonale prej 23 inç, me opsionin për të shtuar efektin 3D, ndërsa i njëjti bazohet në procesorët e fundit të Intel, plus NVIDIA GeForce GT 650M 2GB GPU.

Ndërsa, Lenovo IdeaCentre B340 posedon ekranin Full HD me 21.5 inç, TV tuner, zgjedhjen për DVD ose Blu-ray player, si dhe kamerën HD me 720p.

Të dy modelet e reja të kompjuterëve Lenovo IdeaCentre pritet të dalin në treg gjatë qershorit të këtij viti, ndërsa çmimi fillestar për ndonjërin nga modelet do të jetë 699 dollarë.  / Telegrafi /