Telegrafi

Lenovo IdeaTab S2109, lirë e mirë?

Lenovo IdeaTab S2109 do të vijë me Android Ice Cream Sandwich 4.0 dhe përmban një ekran të ndjeshëm në prekje me 9.7 inç, dhe rezolucion prej 1024 x 768 piksel.

Procesori i këtij tableti është dual core 1GHz TI OMAP 4430, ndërsa i njëjti gjithashtu përmban 1GB RAM, si dhe kamerën e përparme për video komunikim.

Për më shumë, Lenovo IdeaTab S2109 është i pajisur edhe me portin HDMI, mikro USB, mikro SD kartelën për 32GB shtesë, si dhe katër dëgjuese të jashtme për zërim SRS. / Telegrafi /