Telegrafi

Lenovo gjithë telefonat e saj do t’i quajë Motorola

Përveç kompjuterëve, Lenovo i ka lëshuar në treg edhe disa modele të telefonave me markën Lenovo.

Lenovo tani e ka në plan për të integruar Lenovo Mobile në Motorola ndërsa ajo gjithashtu do ta braktis emrin e Lenovo Mobile, sepse gjithë pajisjet e reja mobile do të dalin nën markën e Motorola.

Lajmi është konfirmuar nga presidenti i grupit të Lenovo Mobile Chen Xudong, edhe pse ai nuk ka dhënë ndonjë hollësi se kur kjo do të ndodhë.

Dhe natyrisht se ka shumë kuptim që Lenovo ta ketë vetëm një markë për telefonat mobil, sepse kjo do t’i japë kompanisë një shans për të tregtuar telefonat e saj nën markën Motorola, sidomos në vendet Lenovo Mobile nuk ka qenë edhe aq popullore. (Telegrafi)