Telegrafi

Lenovo do të prezantojë 5 modele të reja të telefonave në MWC

Vibe S1 i është kushtuar të rinjëve dhe vjen me ngjyra të ndryshme, ndërsa thuhet se do të ofrojë edhe kamerën e përparme me cilësi të mirë për selfie.

Lenovo Vibe X3 thuhet se do të vijë me ekranin prej 5.5" në 1080p me dëgjueset stereo, si dhe pakon e softuerit Hi-Fi 3.0. Trupi i këtij modeli do të jetë i metaltë, ndërsa ky lloj ofron edhe skanerin për gishtërinj, si dhe kamerën e pasme me 20.7MP.

Ndërkaq, Lenovo Vibe P1 fokusohet në baterinë me 4,000mAh si dhe opsionin për mbushje të shpejtë të saj. Procesori i këtij modeli besohet se do të jetë 64-bit 8-core CPU me 2GB RAM, dhe rrjetin 4G.

Ndërsa për ata që duan bateri edhe më të mirë, Lenovo do ta ofrojë modelin Vibe P1 Pro që sjell 5,000mAh dhe skanerin për gishtërinj. Madhësia e ekranit të tij do të jetë 5.5".

I fundit, por asnjëherë për nga rëndësia është Lenovo Vibe Max me ekranin 5” në FullHD, procesorin 64-bit Snapdragon 615, si dhe 3GB RAM. (Telegrafi)