Telegrafi

Lenovo Chromebook 100S kushton veç 179 dollarë

Chromebook 100S është model bazik që ofrohet për 179 dollarë, dhe ofron ekranin me 11.6-inç në HD, procesorin Intel N2840, deri në 4GB RAM dhe deri në 32GB memorie të brendshme.

Bateria e laptopit të ri të Lenovo mund të zgjasë deri në 8 orë pune.

Chromebook 100S nuk ka ndonjë dizajn të theksuar, por i njëjti duket mjaft i hollë dhe shitet për një çmim shumë të volitshëm prej 179 dollarësh. (Telegrafi)