Telegrafi

Lenovo C225 all-in-one

Prodhuesi ka vendosur të përdorë platformën e AMD-së, më saktë APU-në E-450 që punon në 1.6-gigahrech me dy bërthama dhe me grafikën Radeon HD 6310. Kompjuteri mund të blihet me 4 ose 6 GB RAM, me diskun prej një terabajt, e pajisjet tjera përfshijnë sistemin DVD, ueb kamerën, altoparlantët e integruar, lexuesin e kartelave të memories dhe përkrahjen për USB 3.0. kompjuteri shitet me versionin 64-bitësh të Windows 7 Home Premium.

Çmimi i propozuar i shitjes për modelin me 4 GB RAM dhe diskun prej 500-gigabajt për tregun amerikan është 500 dollarë. Në versionin me 6 GB RAM dhe diskun prej një terabajt kushton 700 dollarë. Garancinë e ka në kohëzgjatje prej një viti. /Telegrafi/