Telegrafi

Lenovo A6000 kushton vetëm 169 dollarë!

Lenovo A6000 do të vijë me ekranin prej 5 inç në HD me rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve. Por Lenovo A6000 sjell edhe procesorin quad core 1.2GHz Qualcomm Snapdragon 410 dhe Adreno 306 GPU.

Telefoni është i pajisur edhe me 1GB RAM dhe 8GB memorie, dhe SIM të dyfishtë. Në pjesën e përparme, Lenovo A6000 ofron kamerën me 2MP, ndërsa kamera kryesore e telefonit sjell 8MP me LED dhe auto fokus.

Për më shumë, Lenovo A6000 sjell edhe baterinë me 2300 mAh, WiFi, Bluetooth, 4G LTE, GPS dhe Android 4.4 KitKat, plus Lenovo Vibe 2.0 UI. Çmimi i këtij modeli është vetëm 169 dollarë. (Telegrafi)