Legjenda e boksit, Lennox Lewis ka dhënë një përgjigje se kush godet më fortë në mes Mike Tysonit dhe David Tuas.
Britaniku 55-vjeçar ishte përballur me Tuan në vitin 2000 dhe mori një fitore me vendim unanim për të mbajtur titujt WBC, IBF dhe IBO.
Dhe Lewis më vonë ishte futur në vitin 2002 në ring për t’u përballur me Mike Tysonin.
Ish-kampioni i padiskutueshëm ishte larguar nga ringu me një fitore të bujshme, pasi nokautoi Iron Miken në raundin e tetë.
Legjenda e boksit tani ka treguar se cili prej boksierëve kishte goditje më të fortë, pasi që me të dy ishte përballur dhe kishte fituar.
“Në këtë ditë të vitit 2000, e kam mposhtur një goditës të fortë, David Tua me një vendim unanim për t’i rikthyer titujt WBC, IBF dhe IBO”, ka shkruar Lewis në llogarinë e tij në Facebook.
Edhe pse Tyson njihet si një boksierë që nga afërsia ishte një vrasës, Tua duket se e ka impresionuar më shumë Lewisin. /Telegrafi/