Site icon Telegrafi

Lenjani tregon për gjendjen shëndetësore të Azem Vllasit

Drejtori i Klinikës Emergjente, Basri Lenjani, ka thënë se të gjendja e Azem Vllasit është stabile dhe ai është jashtë rrezikut për jetë.

Në një konferencë për media, Lenjani ka thënë se pas marrjes së lajmit (për tentim vrasjen e avokatit Azem Vllasi), shërbimet emergjente kanë marrë të gjitha masat emergjente.

“Është trajtuar, janë marrë masat diagnostiko, laboratorike, radiologjike”, ka bërë të ditur Lenjani.

Ai ka bërë të ditur se plagët i janë shkaktuar në regjionin e shpatullës.

Gjithsesi, siç ka thënë ai, për fat të mirë, nuk ka gjakderdhje e cila mund ta komprometojë gjendjen e tij shëndetësore.

Andaj ka shtuar Lenjani, nuk është parë e nevojshme që të ketë ndonjë ndërhyrje kirurgjike.

Ndërsa, Shpend Fazliu, zëdhënës i QKUK-së, ka bërë të ditur më herët për Telegrafin se i plagosuri ka arritur rreth orës 08:00 në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth avokatit Azem Vllasi
Exit mobile version