Telegrafi

Lenjani tregon për gjendjen e zonjës Stavileci: Ka thyerje të kockave të hundës 

Drejtori i Klinikës Emergjente, Dr.Basri Lenjani, ka theksuar se sot rreth orës 14:30 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), është pranuar një person, si pasojë e sulmit fizik.

Lenjani në një konferencë për media ka thënë se e lënduara i ka marrë masat e trajtimit, ku të gjeturat patologjike sipas tij, kanë treguar për një lëndim dhe thyerje të kockave të hundës, lëndim të syri të djathtë, që është shoqëruar me plagë dhe gjakderdhje të vogla dhe gërvishtje.

“Është jashtë rrezikut për jetë dhe pritet që brenda pak orëve të lirohet për trajtim në shtëpi”, ka shtuar Lenjani./Telegrafi/