Telegrafi

Lenjani shpërthen me dy gola spektakolar në Zvicër

Ermir Lenjani vazhdon formën e tij të mrekullueshme në kampionatin zviceran.

Mbrojtësi shqiptar ka shënuar dy gola spektakolar me fanellën e Sionit përballë Thunit.

Goli i parë erdhi në minutën e 21-të pas një goditje të fuqishme nga distanca.

lenjani goli i pare on Vidnews.

Vetëm 12 minuta më vonë, Lenjani shënoi edhe golin e dytë personal në këtë takim falë një goditje me vollej për 0-2.

Pjesa e parë përfundoi me epërsinë e Sionit 1-2 përballë Thunit vendas.

Lenjani në pjesën e dytë do të tentoj ta kompletoj het-trikun e parë këtë edicion.

Me dy golat e shënuar, Lenjani ngjitet në koutën e pesë golave në kampionat dhe pesë asistimeve. /Telegrafi/

 

 

lenjani goli i dyte on Vidnews.