Telegrafi

Lenjani largohet nga Rennes, shumë skuadra pas tij

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Ermir Lenjani është pranë largimit nga Rennes.

Pasi nuk po aktivizohet me skuadrën franceze për problemet që ka me tifozë, Lenjani ka vendosur largimin.

E përditshmja franceze L’Equipe ka shkruar se Rennes është duke pritur blerës për shqiptarin dhe i ka caktuar një shumë largimi.

Rennes kërkon 500 mijë euro për ta lënë të lirë anësorin të largohet nga ekipi.

Për Lenjanin interesim ka nga disa skuadra italiane, turke, gjermane dhe spanjolle, mirëpo e ardhmja e tij pritet të caktohet pas një muaji.

E sigurt është vetëm largimi i tij nga Ligue 1 pasi lojtari nuk dëshiron të qëndroj më në Francë. /Telegrafi/