Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Ermir Lenjani është treguar shumë optimist para sfidës që Shqipëria e luan me Francës, duke pritur një ndeshje të madhe
Ishin mesfushorët, Ermir Lenjani dhe Amir Abrashi, dy futbollistët që dolën sot në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes që Kombëtarja Shqiptare e luan përball kombëtares nikoqire, Francës.
Ishte, mesfushori këmbëshpejtë, Lenjani, i cili deklaroi se në ndeshjen ndaj Francës do të përpiqen që të mos bëjnë gabime në mbrojtje.
“Në këtë ndeshje do të kemi një Francë krejt tjetër. Kemi analizuar lojën e Francës. Kemi bërë një lojë të mirë me Zvicrën, por kemi dy ndeshje për të luajtur. Kemi qenë të motivuar për lojën, por ishte ndeshje që kemi pësuar gol shumë shpejt dhe kjo ka ardhur nga ngarkesa fizike”, deklaroi fillimisht Lenjani.
Lenjani ka befasuar dhe ka tronditu mediet duke thënë se do të provojnë fitoren në ndeshjen Francës, që do te luhet me 15 qershor.
“I njohim shumë mirë lojtarët e Francës dhe kemi parë disa video dhe jemi gati për Francën që të japim maksimumin. Gjithmonë kam pozicion që të ndihmoj skuadrën, roli është që të shtyj skuadrën drejt sulmit dhe të mbroj në pozicion që ndodhem”, përfundoi futbollisti i Nantes. /Telegrafi/