Telegrafi

Lenjani dy asistime, Kasami shënon dy gola në fitoren e madhe të Sionit

Ermir Lenjani ka vazhduar shkëlqimin me fanellën e Sionit në futbollin zviceran.

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë ka qenë vendimtar në fitoren e Sionit në kuadër të Kupës së Zvicrës në udhëtim tek St Gallen 1-2.

Me këtë fitore Sion ka kaluar çerekfinale të Kupës së Zvicrës.

Ekipi bardh e kuq ka marrë fitore nën regji të futbollistëve shqiptarë, Ermir Lenjani dhe Pajtim Kasami.

Ishte minuta e 47 kur Lenjani asistoi bukur tek Pajtim Kasami i cili shënoi për 0-1.

Vendasit e St Gallen barazuan rezultatin në 1-1 me të cilin rezultat u mbyll koha e rregullt.

Në minutën e 99-të, Lenjani depërtoi bukur në zonë dhe asistoi tek Kasami i cili me lehtësi shënoi për 2-1.

Lenjani po kalon nëpër një formë të mrekullueshme, ku në pesë takimet e fundit ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në katër të tjerë.

Në çerekfinale Sion do të ketë një punë të vështirë pasi përballet me gjigantët zviceran Basel. /Telegrafi/

Për t’i shikuar golat e ndeshjes duhet të klikoni KËTU