Ermir Lenjani ka filluar të luaj rregullisht te Sioni dhe skuadra e tij të grumbulloi pikë.
Me ardhjen në krye të skuadrës të trajnerit Murat Yakin, Sioni ka marrë tre pikëshin e parë.
Meritë të madhe për këtë fitore ka edhe mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ermir Lenjani.
29-vjeçari ishte titullar në fitoren e Sionit në udhëtim tek Luzerni me rezultat 1-3.
Lenjani asistoi tek goli i dytë i skuadrës së tij i shënuar nga talenti shqiptar Bastien Toma.
Paraqitje mjaftë të mirë kishte Toma i cili përveç golit të shënuar asistoi edhe në golat tjerë të Sionit.
Pas kësaj fitore, Sion ka grumbulluar nëntë pikë dhe ndodhet në pozitën e shtatë në tabelë.
Në takimin e radhës, Sion do të luaj në udhëtim tek Xamaxi. /Telegrafi/