Site icon Telegrafi

Lenini vret një të dehur

Autoritetet e Bjellorusisë thanë se njeriu ishte i dehur kur ishte ngjitur në shtatoren dhe kishte filluar ta lëkundë duke u mbajtur vetëm me njërën dorë.

Shërbimi bjellorus i Radios Evropa e Lirë raportoi se pjesa e sipërme e shtatores u shemb, dhe njeriu u lëndua seriozisht kur ra në tokë.

Më pas, ai ka vdekur nga plagët gjatë rrugës për në spitalin e qytetit të afërt Homel. /rel/

Exit mobile version