Telegrafi

Lëngu i portokallit lufton arterosklerozën dhe diabetin

Studimet e reja kanë zbuluar se lëngu i portokallit ka aftësinë për të mbrojtur enët e gjakut nga dëmtimi, të cilin e shkakton ushqimi jo i duhur.

Lëngu nga portokalli përmban një sërë antioksiduesish flavonoidë të cilët neutralizojnë radikalet e lira, për të cilat dihet se shkaktojnë inflamacione në murrin e enëve të gjakut dhe në këtë mënyrë rritin rrezikun nga infarkti i miokardit dhe sulmet në tru.

Po ashtu është zbuluar se lëngu i portokallit mund të ndikojë në uljen e numrit të molekulave në gjak për të cilat është vërtetuar se marrin pjesë si ndërmjetësues të paraqitjes së rezistencës në insulinë, që çon edhe te paraqitja e llojit 2 të diabetit. /Telegrafi/