Telegrafi

Lëngu i mollës ndihmon kundër Alzheimerit

American Journal of Alzheimer’s Disease and Other Dementias njofton se gjatë periudhës njëmujore, pacientët me format e demencës, nga të mesmet deri te ato të rëndat, kanë pirë nga 250 mililitra lëng molle në ditë.

Autorët e studimit kanë thënë se pas periudhës së testimit është vërejtur përmirësimi i sjelljes së pacientëve, dhe njëherit janë zvogëluar simptomat psikotike, si anksioziteti, shqetësimi dhe iluzionet. /Telegrafi/