Site icon Telegrafi

Lëngu i mollës dhe sëmundja Alzheimer

Shkencëtarët nga Universiteti i Massachusettsit me anë të analizave laboratorike te minjtë kanë zbuluar se lëngu i mollës pengon humbjen e funksioneve njohëse, të cilat shfaqen te minjtë e moshuar.

Gjatë periudhës një mujore minjtë kanë marrë ekuivalent të dy gotave të lëngut të mollës, ndërsa në këtë periudhë kanë prodhuar shumë më pak proteinë e cila konsiderohet përgjegjëse për formimin e të ashtuquajturave ‘pllaka senile’, të cilat janë të pranishme te personat me sëmundjen Alzheimer.

Autorët e studimit pohojnë se e njëjta gjë pritet të ndodhë edhe te eksperimentet në njerëz.

Sëmundja Alzheimer apo demenca senile është sëmundje degjenerative ku humben funksionet njohëse, në radhë të parë kujtesa, mendimi dhe inteligjenca.

Exit mobile version