Telegrafi

Lëngu i kafesë, ngjyrë e shëndetshme për flokun

Ngjyrat që ne aplikojmë, përpos që shkaktojnë dëmtimin e fijeve të flokut, duke i quar ato në qarje, këputje, dobësim, ato po ashtu dëmtojnë rënd edhe rrënjën.
Një ngjyrë e padëmshme dhe e shëndetshme, bazuar në studimet e fundit, është ngjyrosja me kafe. Studimet e fundit nxorën një fakt shumë interesant se kofeina është shumë e mirë për kondicionimin e flokut.

Të gjitha brunet mund të aplikojnë këtë metodë ngjyrosjeje, e cila atyre do t’u jap një shkëlqim të mrekullueshëm në flokët e tyre. Po ashtu lirisht mund ta përdorin edhe ato biondina të cilat dëshirojnë ta kthejnë ngjyrën e flokut të tyre në një karamele të lehtë.

Udhëzimet për aplikim
1. Pastrojeni flokët mirë dhe në fund përdorni kondicioner.
2. Thani mirë flokët.
3. Përgatitni një filxhan kafe të fortë
4. Flokët e thara lagni me kafen e përgatitur dhe bëni një masazh.
5. Mos i mbështillni me peshqir apo diç tjetër.
6. Mbajeni për një orë e pastaj lehë i shpërlani, ose nëse dikush dëshiron ngjyrë edhe më të fortë, mund t’i lë ashtu.

/Telegrafi/