Site icon Telegrafi

Lenglet: Më në fund thashethemet për Neymarin kanë përfunduar, tani Barcelona të mund të punojë

Mbrojtësi qendror i Barcelonës, Clement Lenglet ka folur për lehtësimin e tij dhe të lojtarëve të tjerë pas mbylljes së afatit kalimtar.

Katalanasit ishin të lidhur fort me një lëvizje për Neymarin dhe francezi e pranon se spekulimet e vazhdueshme për brazilianin e penguan ekipin.

Një mori lojtarësh të ekipit ishin të lidhur si pjesë e marrëveshjes për të yllin e PSG, por që nuk ndodhi.

“Neymar? Kishte shumë thashetheme”.

“Ishte një periudhë shumë e egër për klubin”.

“Më në fund ka mbaruar. Në këtë mënyrë ne mund të punojmë pak më lehtë” ka thënë Lenglet për Canal +. /Telegrafi/

Exit mobile version