Clement Lenglet do të jetë ndër lojtarët e parë që do të largohet nga Barcelona gjatë janarit.
Mbrojtësi francez nuk preferohet nga trajneri Xavi Hernandez dhe largimi i tij nga katalunasit duket mëse i sigurt.
E ardhmja e qendërmbrojtësit pritet të jetë në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier.
Dy skuadrat e njohura angleze, Tottenham Hotspur dhe Newcastle United kanë shprehur interesim për transferimin e tij gjatë janarit.
Te Barcelona janë të gatshme ta shesin lojtarin, por duan të fitojnë rreth 20 milionë euro nga largimi i tij.
Conte e pëlqen shumë mbrojtësin francez dhe dëshiron ta përforcojë repartin defensivë me të.
Ndërkohë edhe drejtuesit e rinj të Newcastles, e shohin francezin si një përforcim të madh për mbrojtjen. /Telegrafi/