Telegrafi

Lëngjet mbushin rrugët, pas shembjes së kulmit të fabrikës (Video)

Fabrikës së lëngjeve Labedyansky, që ndodhet në një qytezë të Rusisë i është shembur kulmi, duke bërë që tërë lëngjet që ishin në magazinë dhe në prodhim e sipër të dalin në rrugë.

Videoja e postuar më poshtë, e tregon udhëtimin me veturë, sipër masës së madhe që vazhdonte të rridhte, transmeton Telegrafi.

Kjo nuk është rruga e vetme që ka pësuar në këtë formë, pasi shumë pjesë të qytetit janë mbushur nga lëngjet.

Nuk bëhet i ditur shkaktari i shembjes së kulmit, apo humbjet monetare që janë pësuar me këtë rast.

Prodhuesi që është nën përfaqësinë e PepsiCo, është një nga gjashtë më të mëdhenjtë në botë. /Telegrafi/