Karcinoma e pankreasit është një prej llojeve malinje të karcinomës, duke marrë parasysh se gjasat e mbijetesës pesë vite nga momenti i diagnostifikimit janë vetëm 5%.
Incidenca e kancerit të pankreasit lidhet edhe me një varg faktorësh, si jeta e parregullt, konsumimi i kalorive të mëdha, pirja e duhanit dhe ulja e aktivitetit trupor, të cilat po ashtu janë në të njëjtin grup me konsumimin e pijeve të gazuara.
Një prej mekanizmave të cilat llogariten si përgjegjës për kancerogjenezën është edhe stimulimi i qelizave të pankreasit me vlera të larta të sheqerit në gjak, ndërsa fakti se pijet e gazuara stërmbushin organizmin me sheqerna të dëmshëm, është i pamohueshëm, transmeton Telegrafi.
Pijet e gazuara, edhe nëse premtojnë pak kalori ose sheqer, përmbajnë kimikate që garantojnë shkatërrim për organizmin.
Problemi me pijet e gazuara të sheqerosura është që ato janë një vatër shqetësimesh serioze për organizmin. Në to, gjenden një sasi e madhe përbërësish të dyshimtë dhe kimikate, siç janë: aspartami, BPA (ose bisfenol A), ngjyrues kimik.
Aspartami është substancë së paku 200 herë më e ëmbël se sheqeri. Është i rrezikshëm sepse shkakton marramendje, humbje kujtese, diarre, migrenë, dhimbje të rregullta koke, luhatje humori dhe jo vetëm.
Bisfenoli A është krijuar për të imituar strukturën dhe funksionin e hormonit estrogjen. Për shkak të formës të tij si estrogjen, BPA mund të lidhet me receptorët e estrogjenit dhe të ndikojë në proceset trupore, të tilla si rritja, riparimi i qelizave, zhvillimi i fetusit, niveli i energjisë dhe riprodhimi.
Ngjyruesi artificial është kancerogjen, sepse prodhohet nga ngrohja e sheqerit me amoniak. Brenda këtij ngjyruesi artificial gjendet një kimikat me emrin 4 Mel që është në listën e përbërësve që duhen shmangur. /Telegrafi/