Telegrafi

Lëng i çuditshëm frutash me placentë!

Kathryn Beale, pronare e një industrie në rritje të përpunimit të placentës për tu konsumuar më pas nga mamatë e reja. Së bashku me 60 ekspertë të tjerë të fushës, ajo i kthen ato në lëngje apo në version pilulash, për femrat që besojnë në dobitë e tyre shëndetësore.

Mamatë e reja që kanë konsumuar lëngun e çuditshëm, kanë raportuar efekte pozitive si shtimi i sasisë së prodhuar të qumështit për fëmijën e porsalindur, reduktimi i hemorragjisë post-lindje, stabilizimi i presionit të gjakut dhe mbi të gjitha rritje të nivelit të energjisë.

Personat e famshëm që kanë konsumuar placentën e tyre janë aktoret January Jones, Alicia Silverstones, Natasha Hamilton apo Kourtney Kardashian.

Kathryn Beale nuk ka patur asnjë rast të raportuar për helmim ndër klientet e saj. Që nga viti i hapjes në 2010 ajo ka patur më shumë se 4 mijë kliente, shkruan revista class. Por pavarësisht kësaj ajo gjendet në mes të një stuhie akuzash dhe gjyqesh, të cilat jo vetëm mund ti mbyllin biznesin por edhe t’i japin fund konsumimit të placentës në të gjithë vendin.

Këshilli gjyqësor i Swindon pretendon se shërbimi i saj vë në rrezik shëndetin e mamave që ajo po përpiqet të ndihmojë dhe pavarësisht faktit se ajo zotëron disa certifikata për sigurinë e higjienës, sigurisë së ushqimit, kontrollit të infeksioneve etj, ajo është e detyruar të paraqitet në gjyq në muajin maj.

Shërbimi i saj kushton 150 paund dhe ajo po lufton për të fituar gjyqin, duke mbrojtur një mënyrë që ajo mendon se ka shumë efekte pozitive në shëndetin e mamave të reja. /Telegrafi/