Telegrafi

Lënë pas hatërmbetjet – Donald Veshaj e fton në emision balerinin Ilir Shaqiri

Foto: Screenshot/YouTube

Ata kanë qenë dy nga emrat më të komentuar në edicionin e parë të Big Brother VIP Albania.

Bëhet fjalë për aktorin Donald Veshaj dhe balerinin Ilir Shaqiri, të cilët njëherësh ishin rivalë të mëdhenj në lojë.

Të njëjtit madje kanë qenë në finale dhe Iliri ka qenë ai që e ka rrëmbyer çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Foto: Instagram

Kjo bëri që të kishte një lloj hatërmbetje nga produksioni duke qenë se Donaldi ka qenë tejet aktiv, solli situata të ndryshme e madje guxoi shumë për lojë.

Lexo po ashtu Ilir Shaqiri: Unë dhe Donaldi nuk mund të jemi miq

Pas përfundimit të spektaklit, Donaldi dhe Iliri nuk kanë pasur ndonjë raport e nuk janë parë asnjëherë duke u shoqëruar me njëri-tjetrin.

Foto: Instagram

Megjithatë, dyshja e famshme duket sikur kanë bërë paqe, marrë parasysh që Donaldi e ka të ftuar Ilirin më sezonin e ri të emisionit të tij “Më lër të flas”.

Pritet të shihet se çfarë do të flasin e si do ta shtjellojnë marrëdhënien e tyre. /Telegrafi/