Joe Biden po vazhdon të merr urime për suksesin e arritur në zgjedhjet presidenciale amerikane.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson dhe presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden kanë pasur një bisedë telefonike gjatë ditës së sotme.
Këtë e ka bërë të ditur vet kryeministri britanik përmes rrjeteve sociale teksa ka pohuar se pret që të forcohet bashkëpunimi mes dy vendeve.
“Unë pres që të forcojmë partneritetin midis vendeve tona dhe të punojmë me të në përparësitë tona të përbashkëta – nga trajtimi i ndryshimit të klimës, te promovimi i demokracisë”, ka shkruar ndër të tjerash 56-vjeçari në llogarinë personale në Twitter.
I just spoke to @JoeBiden to congratulate him on his election. I look forward to strengthening the partnership between our countries and to working with him on our shared priorities – from tackling climate change, to promoting democracy and building back better from the pandemic.
— Boris Johnson (@BorisJohnson) November 10, 2020
Kujtojmë se britaniku ishte aleat i madh i presidentit aktual, Donald Trump, i cili ishte frymëzues për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.
Të dy burrat nuk janë takuar kurrë. Dhjetorin e kaluar, Biden e përshkroi kryeministrin si një “klon fizik dhe emocional” të Donald Trumpit.
Ndryshe, Bidenin deri më tani e kanë uruar një numër i madh i liderëve botëror duke përfshirë edhe kancelaren gjermane, Angela Merkel si dhe politikanët shqiptarë. /Telegrafi/