Site icon Telegrafi

I lënë emrin foshnjës Adolf Hitler, çifti britanik dënohet me 10 vite burg (Foto)

Një nënë dhe baba të cilët i vënë emrin foshnjës së tyre Adolf Hitler janë dënuar mbi pretendimet se janë anëtarë të një grupi neo-nazist.

Adam Thomas, 22-vjeç, dhe e dashura e tij Claudia Patatas, 38-vjeçe, rrezikohen të dënohen deri në 10 vite burgim, pasi janë shpallur fajtorë për pjesëmarrje në tubimet e një grupi ekstrem të djathtë, transmeton Telegrafi.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e çiftit në Oxfordshire të Anglisë, janë gjetur flamuj të nazistëve, veshje të anëtarëve të organizatës Ku Klux Klan dhe një arsenal armësh vdekjeprurëse, përfshirë kryqe  dhe shpata.

Më vonë janë publikuar imazhet e Thomas i veshur me rroba të bardha dhe maskë në kokë, duke mbajtur në duart foshnjën që e kanë pagëzuar me emrin Adolf Hitler.

Gjykata e Birminghamit ka njoftuar se dyshja e kishin pagëzuar foshnjën me emrin “Adolf”, që tregonte qartë racizmin dhe admirimin që e kishte për Hitlerin. /Telegrafi/

Exit mobile version