Telegrafi

Lënë anash hatërmbetjet – Sabiani e befason në emision Ilir Shaqirin pas aludimeve se nuk flasin me njëri-tjetrin

Foto: Screenshot/YouTube

Ata kanë qenë të diskutuar në masë të madhe gjatë këtij viti sa i përket raportit të tyre.

Bëhet fjalë për ish-banorët e Big Brother VIP, Ilir Shaqirin dhe Sabianin, të cilët krijuan një miqësi të bukur brenda.

Sabiani së fundmi i ka bërë një befasi mikut të tij në emisionin “S’e Luan Topi”, ku gjatë intervistës me moderatoren Erjona Rusi, është paraqitur në skenë duke e habitur atë.

Foto: Screenshot/YouTube

Të njëjtit sqaruan se nuk ka pasur asnjë hatërmbetje konkrete mes tyre por largësia i ka distancuar disi.

Sabiani: “Jemi shumë pranë studios ku ne dolëm të përqafuar me fitoren tënde të madhe, dhe thashë të vij të përqafojë prapë vëllain tim”.

Lexo po ashtu Sabiani flet për raportin me Ilir Shaqirin: Asgjë nuk ka ndodhur, do të jemi gjithmonë bashkë

Iliri: “Ky takim do bëje namin, ma jep dorën, çkemi, kështu rrinim në atje dorë për dore. Deri nga maji jemi dëgjuar, pastaj ishte dasma që ky smë erdhi, se tha e di që Iliri s’do më vije në dasmën time e as unë spo i shkoj. Gjithsesi emrin e kishe aty”.

Sabiani: “Këtu nuk kemi ardhur për autokritikë. Njerëzit kur duhen shumë bëhen pak fanatikë dhe xhelozë për njëri-tjetrin”.

Foto: Screenshot/YouTube

Iliri: “Nuk ka ndodhur asnjë gjë, nganjëherë një fjalë më shumë e më tepër sjellin ndonjë keqkuptim dhe njerëzit që i përcjellin dhe interpretojnë. Kjo ishte historia”.

Sabiani: “Unë Ilirit i them që ka qenë gjithmonë vëllai im, edhe më vëllanë nga nëna ndonjëherë zihem por Iliri e di pesë minutëshin tim dhe e di që e ka vuajtur pjesën që ne nuk kemi folur”.

Iliri: “E vërtetë është”. /Telegrafi/