Telegrafi

I lënduari në garën e Shkupit, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë

Sot në Shkup janë organizuar garat me vetura të shpejta. Këto gara janë organizuar pas shtatë viteve pauzë. Një nga organizatorët e kësaj gare ka përfunduar me lëndime serioze pasi që u godit nga një automobil.

Video incizimi dëshmon për momentin kur njëri nga pjesëmarrësit në garë, Urosh Brkiq, nga Serbia, e humb kontrollin mbi automobilin e tij dhe e godet Aleksandar Dimushevskin, i cili është një nga organizatorët e garës.

Lexo po ashtu Garat e shpejta në Shkup, vetura e godet shikuesin (Video)

Sipas informatave Brkiq dhe Dimushevski janë dërguar në Qendrën urgjente të Shkupit dhe se njëri nga ato është në gjendje të rëndë. Gara është ndërprerë dhe nuk dihet se a do të vazhdohet.

Garën që admiruesit e automobilizmit e pritën 7 vite, përsëri la një njollë të zezë./Telegrafi/