Lendrit Lluka, nga qyteti i Pejës, edhe pse ende është në moshë e adoleshencës, e ka hapur ekspozitën e tij të parë, duke realizuar një mori punimesh të cilat janë vlerësuar nga stafi i mësimdhënësve në shkollën të cilën e vijon Lluka.
Dëshira për tu marrë me artin e pikturës ka lindur qysh në fëmijërinë e Lendritit, por që tash e ka kapitalizuar atë përmes ekspozimit të punimeve të tij.
Ai ka falënderuar familjen për përkrahjen e vazhdueshme që ia ka dhënë talentit pejan në rrugëtimin e tij si artist i ri, duke mos harruar edhe arsimtarin e artit figurativ dhe drejtorin e shkollës “Lidhja e Prizrenit”, në qytetin e tij të lindjes.
“Mendoj se do të vazhdoj edhe më tutje me pasionin tim, sepse unë e ndiej se arti është pjesë e pandashme e jetës time”, ka përfunduar Lluka. /Telegrafi/