Site icon Telegrafi

Lëndrit Lluka – artisti që flijon artin në gotat e qelqit

Foto: Klan Kosova

Artisti i ri nga Peja, Lëndrit Lluka, është bërë i njohur për punimet e tij të veçanta dhe talentin e tij.

Tri vite më parë, ai kishte realizuar një ekspozitë në Qytetin e Pejës, ku kishte prezantuar të gjitha pikturat dhe punimet e tij të dorës, kryesisht maketa dhe vepra arti me materiale të ndryshme.

Kësaj radhe, Lëndriti ka tërhequr vëmendjen e televizionit, Klan Kosova, konkretisht të emisionit “Ora e Pasdites”, të cilët i kanë kushtuar një storje të veçantë artistit pejan.

Lexo po ashtu Lendrit Lluka, talenti pejan i pikturës, ka hapur ekspozitën e parë personale

Lëndriti ka prezantuar këtë herë flijimin e artit të tij në gotat e qelqit, duke i bërë ato atraktive dhe më tërheqëse.

Ai ka treguar se si erdhi deri te dëshira për të kryer këto dizajnime të veçanta të gotave.

“Pas një kohe duke shikuar pikturat të cilat i kam punuar, duke marrë inspirime të ndryshme, vendosa që të paraqes artin pak më ndryshe sa veç një pikturë në pëlhurë. Pra vendosa që ta paraqes artin në gota, ku si ide lindi duke marrë inspirim nga pikturat e mia, të cilat i kam punuar duke shikuar në mur, pastaj mora një gotë dhe vendosa që ta pikturoj pak më ndryshe”, ka thënë Lluka për “Ora e Pasditës”.

Foto: Klan Kosova

Tutje, Lëndriti shpjegoi edhe procesin e dizajnimit të gotave të qelqit, e që mesa duket nuk është aq i lehtë dhe kalon nëpër disa etapa.

“Së pari bëhet dizajnimi apo ngjyrosja e cila bëhet me marker, pas asaj marrim ngjyrën, brushën e cila është pak më e hollë dhe e vendosim nëpër pjesë të cilat dëshirojmë, në të cilat kemi vizatuar tashmë. Pas ngjyrosjes apo modelimit të gotës, vendosim hijezimin dhe pas kësaj behet pjekja e gotave në temperatura të larta, që të jetë sa më reale dhe të duket sikur e fabrikuar”, ka thënë ai.

Më poshtë mund të ndiqni rrëfimin e plotë të artistit Lendrit Lluka. /Telegrafi/

Exit mobile version