Telegrafi

Lëndonte vetën dhe bërtiste, duke tmerruar të udhëtarët e aeroplanit (Video, +18)

Udhëtarit e aeroplanit që fluturoi nga Moska e Rusisë, për në Antalia të Turqisë, janë tmerruar nga një burrë që bënte veprime agresive.

Pasagjeri i dehur e ka lënduar vetën, derisa trupi tij është mbuluar nga gjaku. Ai bërtiste, por nuk ka goditur dikë tjetër, transmeton Telegrafi.

Nga frika se mund të sulmonte, udhëtarët e kanë lidhur për karrige, në përpjekje ta mbajnë nën kontroll.

Pasi kanë aterruar, atë e kanë arrestuar forcat e rendit, që ishin njoftuar për rastin që ka ndodhur gjatë fluturimit. /Telegrafi/