Udhëtarit e aeroplanit që fluturoi nga Moska e Rusisë, për në Antalia të Turqisë, janë tmerruar nga një burrë që bënte veprime agresive.
Pasagjeri i dehur e ka lënduar vetën, derisa trupi tij është mbuluar nga gjaku. Ai bërtiste, por nuk ka goditur dikë tjetër, transmeton Telegrafi.
Nga frika se mund të sulmonte, udhëtarët e kanë lidhur për karrige, në përpjekje ta mbajnë nën kontroll.
Pasi kanë aterruar, atë e kanë arrestuar forcat e rendit, që ishin njoftuar për rastin që ka ndodhur gjatë fluturimit. /Telegrafi/
https://youtu.be/1taA6EEH7JQ