Marcos Rojo ka pësuar një dëmtim gjatë ndeshjes.
Manchester United është duke luajtur në Old Trafford ndaj Anderlechtit në ndeshjen kthyeses të çerekfinales të Ligës së Evropës.
Por, jo gjithçka po shkon në rregull për skuadrën e drejtuar nga Jose Mourinho, pasi njëri nga yjet e skuadrës është detyruar ta lë lojën në gjysmë.
Është mbrojtësi argjentinas, Marcos Rojo, i cili ka zgjatur muskujt e tij gjatë një ndërhyrje ndaj një kundërshtari, teksa është dashur të largohet nga ndeshja në minutën e 23.
Rojo u zëvendësua nga mbrojtësi holandez, Daley Blind. /Telegrafi/
https://twitter.com/UtdHQ/status/855143193872142336