Real Madrid ka mësuar një lajm aspak të mirë para ndeshjes me Celta Vigon.
Mesfushori spanjoll Isco ka pësuar një lëndim në stërvitje dhe kështu do të jetë jashtë fushave për tri javë.
Kështu Isco nuk do të jetë nën urdhrat e trajnerit francez Zinedin Zidane për ndeshjen e sotme ndaj Celta Vigos.
Ai ka humbur edhe dy ndeshjet me Kombëtaren spanjolle edhe pse ishte i ftuar.
Pas testeve mjekësore është vërtetuar se Isco ka pësuar një ndrydhje në kyçin e këmbës së djathtë. /Telegrafi/