Telegrafi

Lëndohet Xherdan Shaqiri

 Anësori i shumëanshëm shqiptar pësoi një dëmtim në nyjen e këmbës së gjatë stërvitjes të hënën, ndërsa është diagnostifikuar një dëmtim nga mjeku i ekipit bavarez.

Shaqiri është urdhëruar që të qëndrojë jashtë stërvitjeve për pesë ditë dhe për këtë arsye ai nuk do të luajë ndaj Mainzit.

Shaqiri është paraqitur 14 herë për Bayernin këtë sezon dhe realizoi vetëm një gol. /Telegrafi/