Klubi i Barcelonës ka konfirmuar se Thomas Vermaelen ka pësuar një lëndim në muskujt e këmbës së djathtë.
Ish-kapiteni i Arsenalit ka startuar vetëm 6 ndeshje në këtë sezon, teksa paraqitja e tij e fundit ishte në fitoren 6-0 kundër Getafes më 12 mars të këtij viti.
“Mbrojtësi belg ka pësuar një lëndim dhe ka zgjatur muskujt e shputës së këmbës së tij të djathtë. Ende nuk dihet se sa do të mungojë”, shpjegohet në deklaratën e klubit blaugranas.
Nuk dihet se sa kohë do të mbetet jashtë reprezentuesi belg, megjithëse dëmtimi nuk është i rëndë. /Telegrafi/