Një pjesëtar i ushtrisë kroate, pjesë e KFOR-it ka pësuar djegie gjatë stërvitjes në terrenin ushtarak afër Gjakovës.
“Një pjesëtar i ushtrisë kroate gjatë stërvitjes për dislokim në operacionin për mbështetjen e paqes të KFOR-it më 1 korrik 2022, në terrenin ushtarak afër Gjakovës, pësoi djegie të shkallës së dytë derisa po merrej me një mjet shpërthyes”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes të Kroacisë, përcjell Telegrafi.
Siç bëhet e ditur më tej, pas ofrimit të kujdesit parësor, ai është dërguar për tretman mjekësor.
Ndërkohë thuhet se po përcaktohen rrethanat e ngjarjes. /Telegrafi/