SPB në Tetovë njoftoi se sot rreth orës 15 Z.P (28) nga Tetova është lënduar nga një plumb pa destinacion përderisa ka qenë duke e drejtuar makinën e tij “Citorën C4”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Incidenti ka ndodhur në bulevardin “Ilindenska” në Tetovë ku Z.P ka dëgjuar goditje në makinën e tij dhe më pas ka ndjerë dhimbje në kokën e tij.
Pas këtij incidenti ai është dërguar në Spitalin Klinik në Tetovë ku i është dhënë ndihma mjekësore dhe është lëshuar për kurim shtëpiak.
Së bashku me të lënduarin në makinë kanë qenë edhe gruaja dhe fëmija e tyre.
Hetim në vendin e ngjarjes kanë kryer prokurori publik dhe ekipe nga SPB në Tetovë./Telegrafi/